Hipoteka në Shkodër vijon që të jetë një bunker për qytetarët, mediat dhe këdo tjetër.

Brenda një kohe të shkurtër si në asnjë prej drejtorive të tjera është i pesti drejtor që është ndërruar dhe ende një prej institucioneve më të rëndësishme nuk po gjen qetësi. Natyrisht që për thyerjet e afateve, vonesat dhe kaosin e krijuar përgjegjësia kryesore bie mbi drejtuesit. Një gjë të tillë e thonë edhe qytetarët të cilët edhe pse shkojnë me ditë të tëra aty nuk gjejnë zgjidhje. “Star Plus” edhe më parë ka ngritur problemet dhe shqetësimet që kanë qytetarët e shumtë në hipotekë por ende nuk ka një përmirësim të situatës. Ardhja e drejtorit të ri Shpëtim Lame u mendua se mund të jepte një zgjidhje por ka ndodhur e kundërta dhe situata nuk ka ndryshuar duke sjellë vështirësi për qytetarët. “Star Plus” ka tentuar dy herë që të marrë një prononcim por drejtori i ri nuk është treguar i gatshëm.

Artikulli paraprakPLANET E BASHKIVE, GJERMENI: BRENDA KORRIKUT PERFUNDOJNE
Artikulli tjetërMORATORIUMI I PYJEVE, KRIJOHET TASK-FORCA “ROJA E GJELBËR”