Kalimi i afateve për shërbime të ndryshme në hipotekën e Shkodrës është pranuar edhe nga vetë drejtori i këtij insitucioni Shpëtim Lame teksa u shpreh se kjo vjen nga ngarkesa e lartë.

Drejtori Lame pranoi edhe problematikën që lidhet kryesisht me kthimin mbrapsht të praktikave që aplikohen nga bizneset për shkak se stafet aty janë ndërruar shpesh herë. Kthimi mbrapsht i praktikave që mund të jetë edhe për mosnjohjen e plotë të ligjeve në fuqi dëmton rëndë bizneset që aplikojnë. Nga ana tjetër drejtori Lame shprehet se në hipotekë shkojnë vetëm dy tre noterë por kjo sipas tij nuk është privilegj. Lidhur me korrupsionin drejtori Lame i përgjigjet qytetarëve duke thënë se në hipotekë situata ka ndryshuar. Hipoteka mbetet një prej institucioneve që ende nuk ka gjetur qetësinë e duhur për shkak të ndryshimeve të shpeshta jo vetëm të drejtorëve por edhe stafeve ndërsa qytetarët në disa raste kanë pakënaqësi për vonesat apo praktikat që kthehen mbrapsht.

Artikulli paraprakTEMALI, ME GODINË TË RE BRENDA PAK JAVËSH
Artikulli tjetërLIBRAT E GIORGIO BASSANI-t MBËRRIJNË NË SHKODËR