Zyra e Regjistrimit te pasurive te paluajteshme, apo ndrysh hipoteka, duket se eshte molla e ndalur per drejtuesit e saj ne Shkoder.
4 drejtues ne vetem dy vite, eshte numri i drejtuesve qe ky institucion ka pritur dhe ka percjellur ne nje hark te shkurter kohore. Megjithate, duket se hetimet e prokurorise, nuk do te mbyllen vetem me punonjesit e derguar para gjykates, apo edhe drejtuesit nder vite qe jane thirrur ne prokurori gjate kesaj periudhe, por dyshimet hidhen edhe me tej. Ekziton, frika e prekjes se regjistrit themeltar te pasurive te paluajteshme ne Shkoder. Kjo eshte pikepyetja me e madhe e hetuesve te ceshtjeve tashme qe jane ne duart e prokurorise se shkodres. Nese do te faktohet nje gje e tille, atehere alarmi eshte i madh duke vene ne rrezik pasurite e shkodraneve, aq me teper kur prona mund te konsiderohet si gjeja me e shtrejte e cdo individi. Megjithate nga ana tjeter, sipas te dhenave te ministrise se drejtesise, behet me dije se provat me drejtuesit shkodrane te hipotekes, kane marre fund, pasi po mendohet sjellja e nje drejtuesi te komanduar per hipoteken e shkodres nga tirana, per te vene ne vije kete institucion qe eshte kthyer ne qender te akuzave, kontrollit te larte te shtetit dhe organit te prokurorise, me me shume se 15 persona te dyshuar per vepra penale te cilat ende nuk jane faktuar por vazhdojne te jene ne proces hetimi nga organi i prokurorise. Megjithate, ajo cfare thuhet dhe cfare sot flitet, eshte nje fakt, hipoteka eshte “molla e ndaluar” e drejtuesve ne Shkoder