Radhët e gjata pranë Drejtorisë së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Shkodër janë kthyer në njuë problem tejet të madh dhe shqetësues për të gjithë qytetarët që çdo ditë që janë të detyruar të kërkojnë shërbim pranë kësaj drejtorie.

Sipas këtyre të fundit, shërbimi pranë hipotekës lë shumë për të dëshiruar. Qytetarët shprehen se prej kohësh vazhdojnë të sorollaten për të përfunduar punë dhe nuk po përfundojnë. Një pjesë e tyre janë të sëmurë dhe kjo gjë është kthyer në shqetësim të vazhdueshëm.

Drejtoria e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, prej kohësh është kthyer në problematikë për qytetarët e Shkodrës. Ajo është njëra prej drejtorive me shërbimin më të dobët, duke sorollatur çdo ditë qytetarët. Vonesat dhe kaosi që kjo drejtori përcjell tek qytetarët shkodranë bënë që këta të fundit të vuajnë pasojat e një shërbimi të dobët. Ankesat e tyre vazhdojnë të bëhet çdo ditë e më të mëdha.

Artikulli paraprakMBYLLET NË BARAZIM PJESA E PARË E TAKIMIT PARTIZANI-VLLAZNIA
Artikulli tjetërPROMOVOHEN TEMAT MË TË MIRA TË DIPLOMAVE