Shkelja e afateve ligjore në zyrën e hipotekës në Shkodër po kthehet në një problem madhor për të gjithë qytetarët që kërkojnë të marrin shërbim aty. Me qindra dosje firmosen nga juristët e më pas mbesin në zyrën e drejtorisë pa marrë firmën përfundimtare duke shkaktuar pengesa dhe bllokim për qytetarët.
Përveç shkeljeve të afateve ligjore dhe zvarritjes së punës në hipotekën e Shkodrës, vetë qytetarët shprehen se edhe shërbimi që u ofrohet nuk është aspak i mirë duke krijuar vonesa pa asnjë arsye. Hipoteka në Shkodër është institucioni më problematik aktualisht dhe kjo situatë vijon prej shumë kohësh të jetë e tillë duke mos gjetur një zgjidhje dhe duke dëmtuar ndjeshëm qytetarët. As ndërrimi për herë të tretë apo shkarkimi i 6 punonjësve brenda 8 muajve nuk po sjell efekt ndërkohë që nga ana tjetër ministri i drejtësisë Ylli Manjani u përbetua për ndëshkimin e atyre që shkelin ligjin.