Hipoteza e fundit mbi identitetin e Xhokondës është se ajo vjen nga Hong Kongu.
Historiani italian, Anxhelo Paratiko argumenton në librin e tij më të fundit se gruaja
enigmatike në pikturën e famshme të Leonardos, është nëna e tij.

 

Besohet se ajo ka qenë një skllave me origjinë kineze. Dokumentet, shpjegon Paratiko nuk kanë bërë asgjë, përveç se kanë përforcuar misterin e nënës së Leonardos, emri i së cilës ishte Katerina. Që pas lindjes së djalit në 1452 çdo gjurmë e saj zhduket.

Paratiko shpjegon se është e sigurt që nëna e Leonardos është më origjinë orientale, por që të thuhet se ajo është me origjinë kineze, duhet të përdorësh një metodë deduktive. Në fakt rezulton se një klient i babait të Leonardos kishte një skllave me emrin Katerina.

Supozimi i historianit, që tregon të dhëna mbi mundësinë e origjinës kineze të Leonardos deri diku është i bindshëm. Fakti që ai shkruante nga e majta në të djathtë dhe që ishte vegjetarian, e forcon më shumë hipotezën e Paratikos.

Edhe disa nga sfondet misterioze të pikturave të Leonardos, përfshi edhe Mona Lizën, kanë një atmosferë orientale. Shikimi miqësor i Xhokondës, nuk është tjetër veç se një shikim prej nëne.

Artikulli paraprakDafina kthehet në kujtime!!
Artikulli tjetër15 gënjeshtra që i dimë si të vërteta