Hiqen si policë, tentojnë të rrëmbejnë me forcë një 60-vjeçar
Mbrëmjen e djeshme në fshatin Bishqem në Pajovë një 60-vjeçar është ndaluar teksa po lëvizte me makinën e tij për në banesë dhe u tentua që të rrëmbehet. Sipas policisë, ai u ndalua nga disa persona të cilët janë prezantuar si punonjës policie, të cilët tentuan ta rrëmbenin. Por, i moshuari thërriti duke kërkuar ndihmë te fqinjët e tij, të cilat sapo kanë dalë, autorët janë larguar me shpejtësi. Policia e ka marrë në pyetje, ndërsa po punohet për arrestimin e autorëve. Njoftimi i policisë Në datë 21.06.2017 rreth orës 22:30, në fshatin Bishqem, Njësia Administrative Pajovë, persona të paidentifikuar, të cilët udhëtonin me një automjet tip “Benz”, kanë ndaluar një automjet që drejtohej nga shtetasi P.S, 60 vjeç,banues në fshatin Bishqem, i cili po po lëviste nga një lokal për në banesën e tij. Në momentin e ndalimit këta shtetas janë prezantuar si punonjës policie dhe dyshohet se kanë tentuar të merrnin me forcë në automjetin e tyre shtetasin P.S. Shtetasi P.S., ka kërkuar ndihmë ku menjëherë kanë dalë fqinjët e tij. Personat që tentuan ta merrnin me forcë janë larguar me shpejtësi. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin janë duke verifikuar, sqaruar rastin dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë mbetur në tentativë” parashikuar nga nenet 246, 110 dhe 22 të Kodit Penal.