Autoritetet zvicerane njoftojnë se dy të rinj shqiptarë, përkatësisht 20 dhe 25-vjeç janë dënuar me burg për trafikim të lëndëve narkotike.
Mësohet se 25-vjeçari jetonte në një shtëpi pushimi në Thuni. Atje 25-vjeçari u ndalua nga policia së bashku me 20-vjeçarin, ku ishin prezantuar si turistë.
Burimi i heroinës nuk dihet, por mësohet se të rinjtë shqiptarë i përkisnin të njëjtit rrjet trafiku, ndërsa nga hetimet rezultoi se 25-vjeçari ishte përdorues i heroinës.
Ndërkohë 25-vjeçari është dënuar me 30 muaj dhe i riu tjetër me 26 muaj, shkruajnë mediat zvirecane.