Prinderit e femijeve te dy klasave te treta ne shkollen 9 vjecare “Mati Logoreci” kane bojkotuar mesimin pasi pretedendojne se nxenesve po u nderrohet gjuha e huaj ne menyre te padrejte .
Ata shprehen se femijet e tyre qe ne nisje te sezonit te ri mesimor kane filluar te mesojne gjuhen angleze ndersa prej ditesh drejtues te ketij institucioni kane futur si gjuhe te pare ate franceze. Jane dy klasa te 3-ta me gjithsej 28 nxenes te cilet kerkojne qe te vazhdojne mesimin e gjuhes angleze dhe duke kundershtuar implementimin e projektit te aleances franceze deri ne fillimin e klases se gjashte. Perfaqesues te ketyre prinderve informojne se prej muajsh kane firmosur nje shkrese ne forme marreveshje me drejtoreshen e shkolles “Mati Logoreci” per vazhdimin e anglishtes si gjuhe e pare teksa kercenojne se do te bojkotojne mesimin deri ne zgjidhjen perfundimtare te ketij problemi.