Televizionet lokale por edhe kombëtare nuk do të paguajnë më para nëse kërkojnë që të regjistrojnë të plotë aktivitetet sportive që zhvillohen në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

Kjo është arritur pas ankesave që kanë bërë federatat e ndryshme të sporteve që organizojnë aktivitetet kombëtare por edhe nga reagimi i vetë televizioneve për këtë çështje. Burime pranë “Sport Klub Vllaznia” bëjnë me dije se drejtori Mark Kroqi i është drejtuar bashkisë Shkodër me një kërkesë duke qenë se ligji për sportin përcakton se të drejtën televizive e ka organizatori i aktivitetit sportiv. Në këtë mënyrë organizatorët e ndeshjeve të shumësportëshit në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” janë federatat e ndryshme. Në këtë mënyrë bashkia Shkodër i ka dhënë të drejtë kësaj shkresë të klubit shumësportesh duke pranuar interpretimin dhe arsyetimin ligjor sipas ligjit për sportin. Në këtë mënyrë në sezonin e ardhshëm, në ndeshjet që do të luhen, të volejbollit, basketbollit apo edhe sporte të tjera televizionet nuk do të ndalen më për t’i regjistruar të plota dhe për t’i transmetuar drejtpërdrejtë sepse tashmë bashkia nuk e ka këtë të drejtë por vetëm federatat përkatëse që organizojnë kampionatet. Të vetmet raste kur televizionet do të duhet të paguajnë tarafiën prej 50 mijë lekësh të reja të vendosur është në rastet kur një aktivitet sportive në pallatin e sportit organizohet nga “Sport Klub Vllaznia”, institucion që është në varësi të bashkisë Shkodër. Këtë shqetësim e ka ngritur më parë edhe “Star Plus” dhe tashmë kjo çështje ka marrë rrugën e zgjidhjes çka do të thotë se në sezonin e ardhshëm përmes ekranit të Star Plus do të vijnë më shumë ndeshje që do të transmetohen drejtpërdrejtë dhe të plota.

Artikulli paraprakSITUATA E ZJARREVE: ASNJË VATËR NË PYJET DHE KULLOTAT E TERRITORIT TË SHKODRËS
Artikulli tjetërREFORMA NË DREJTËSI SËRISH NË “RREZIK”, META KTHEHET NGA SHBA