Paralajmërimi se edhe në Shqipëri do të vendoset ‘green pass’ për të frekuentuar lokalet duket se nuk refuzohet nga administratorët e tyre, por ata kërkojnë që ‘green pass’ të shoqërohet me heqjen e orës policore.

Kjo sipas tyre i jep frymë bizneseve për të punuar por nga ana tjetër nxit klientët të vaksinohen.

Por, nëse edhe ora policore do të hiqet a do të mund bizneset të kontrollojnë klientët për ‘green pass’ në hyrje.

Menaxheret e disa bizneseve kryesisht ne Tirane, thone se mund te kontrollojne klientet e tyre nese jane te pajisur me green-pass apo jo.

Gjithsesi, ende nuk ka një vendim për vënien në funksion të ‘green pas’, pasi në momentin që do të zyrtarizohet, do të shoqërohet edhe me udhëzues përkatës për funksionimin e saj vetëm në ambiente të mbyllur apo edhe në lokalet që kanë tavolina jashtë.

Artikulli paraprakPANDEMIA, ROBERT NDRENIKA BËN THIRRJE PËR T’U VAKSINUAR: AKT DASHURIE
Artikulli tjetërNUK PATI REPLIKA DJE NË KUVEND, ÇFARË I KOMUNIKOI NË DISTANCË RAMA BASHËS?