“Histori të Parrëfyera” është libri që promovoi gazetari Besi Bekteshi në “Galerinë e Arteve” në qytetin e Shkodrës. Ky libër është një përmbledhje e ngjarjeve historike të Shkodrës të cilat edhe pse gjenden në arkiva nuk janë aq të njohura. Po ashtu disa prej këtyre ngjarjeve janë të transformuara dhe libri me “Historitë e Parrëfyera” synon t’i sjell të vërteta siç janë zhvilluar në atë kohë…..
Libri “Histori të Parrëfyera” përmban shumë emra personazhesh me peshë të Shkodrës, data e vende si dhe historinë e formimit të bashkisë Shkodër dhe Pvarësisë për të ardhur deri në vitet e komunizmit…..
Ky botim i Besi Bekteshit, një njohës i arkivave dhe historisë për shkak edhe të punës së mëparshëm si drejtues në këto institucione do t’i shërbejë të gjithëve që nga të rinjtë e deri tek më të moshuarit për të hedhur dritë mbi të vërtetat e zhvillimeve të qytetit të Shkodrës.
https://youtu.be/uDHiCZIkjyM