Ky është Gani Sadiku, 72 – vjeçari nga qyteti i Shkodrës të cilit i është mohuar e drejta e daljes në pension për 35 muaj.

Pasi aplikoi për të dalë në pension, në moshën 65 vjeçare, atij iu bë e ditur se në mungëesë të vërtetimit të viteve të punës, ai nuk fiton të drejtën e daljes në pension.

18 muaj pas dyerve të gjykatave, Ganiu fitoi të drejtën e daljes në pension, por nuk mund të tërhiqte pensionin mujor sepse Gjykata e Apelit në Shkodër nuk kishte vendosur një datë fikse për ta tërhequr atë.

35 muaj pas kërkesës së parë, në janar të vitit 2015, Ganiu ka tërhequr pensionin e tij të parë. Sot, ai kërkon që të dëmshpërblehet për të gjithë muajt që shteti i ka borxh.

Zgjidhja e çështjes së pensionit i ka kushtuar mjaft 72 – vjeçarit Gani Sadiku. Prej vitit 2017 ai pret një përgjigje nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore në Tiranë për tërheqjen e dëmshpërblimit por akoma nuk ka marrë përgjigje.

Artikulli paraprakBUXHETI I VITIT 2019 I BASHKISË MALËSI E MADHE
Artikulli tjetërENERGJIA NË BARDHAJ, REAGON OSHEE