Prej 66 vitesh vitesh bën të njëjtën punë. Atë çfarë sheh me sy i jep jetë nëpërmjet drurit duke bërë një punë artizanale krejt të veçantë
Zija Karini ështq nje person sa i njohur aq dhe i dashur nq qytetin e Shkodrës për punët e tij artizanale që i bën me mjaft profesionalizem e dashuri. Zijaja pasionin e hershëm për përpunimin e drurit, e mësoi nga xhaxhai I tij në vitin 1954. Ai sot është 79-vjeç dhe kujton me nostalgji vitet e para kur mësonte përpunimin e drurit dhe artin e bukur të punës me dorë në ndërmarrjen “Artistike”.
79-vjeçari është I fundit në familjen e tij që e ka trashëguar kaq gjatë punën në përpunimin e drurit me 13 teknika të ndryshme.
I emocionuar tregon se I vjen keq që nuk mund ta trashëgojë këtë profesion tek brezat e rinj.
Pak muaj para se të lërë profesionin e tij dhe të zhvendoset pranë vajzës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 79-vjeçari kërkon që institucionet të mundësojnë ndërtimin e një shkolle për artizanatin
Njerëz të tillë janë një aset për trashëgimin e kulturën e një qyteti që zanatin e kthyen në art.