Azil-kërkuesi Agustin Sula, 18 vjeç, i nguli një thikë 20 cm të gjatë, 7 herë, viktimës Mateusz Szleper. 21-vjeçari nga Hull, u bë viktimë e Sulës pasi ky i fundit, ishte përplasur aksidentalisht me të.
Sula ka qenë i kërkuar nga policia shqiptare në kohën që mbërriti në Angli në vitin 2014, për të kërkuar azil me vëllanë e tij. Atij iu dha leje të qëndronte pavarësisht një dënimi në Shqipëri për vjedhje dhe arratisje nga burgu, ku ishte dënuar me 6 muaj. Ai u dënua sot për vrasje, pas një procesi gjyqësor 17 ditor në gjykatën e Hull Crown. Miqtë e tij e përshkruajnë si person me gjendje mendore të paqëndrueshme. Natën e krimit ai kishte qenë me disa miq të tij, të cilët i kishte nxitur të gjenin atë që e kishte shtyrë dhe më pas e kishte fshehur thikën në një shkurre. “I dhamë një mësim të mirë”, kishte thënë Sula. Vëllai i tij Ermal Sula, u dënua me akuzën e vrasjes por juria nuk po binte në një verdikt. Ai u shpall fajtor ndaj akuzave.