Kjo është Dhurata Shiroka një artizane nga Shkodra e cila prej 20 vitesh merret me punët artizanale. Artizania tregon se si dëshira për ti bërë vajzës së saj një kostum tradicional e ka shtyrë për të vazhduar më tej me këtë profesion.
Me kalimin e viteve punët e saj u bën të njohura ku nisën të kërkohën shumë edhe nga emigrantët që jetojnë jashtë vendit.
Qëndisja në kanavacë është një nga punët më të vështira por që vitet e fundit po kërkohët shumë shprehet artizania.
Artizania është e vendosur që të vazhdojë punën duke kërkuar gjithnjë modele të reja për t’i gërshetuar me ato tradicionalet.