Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme sjell për publikun një rubrikë të re me titull: “Historia e diplomacisë shqiptare”. Kjo rubrikë synon t’i ofrojë publikut informacion të plotë për pasuritë arkivore historike të diplomacisë shqiptare.

Plot 6 milion dokumente të cilat paraqesin dëshmi arkivore mbi ngjarje e figura të caktuara, të cilat lanë gjurmë në politikën e jashtme duke vendosur standarde në rrugëtimin diplomatik të shtetit shqiptar do të publikohen online për të gjithë ata që janë të interesuar.

Kjo rubrikë do të pasurohet çdo javë me informacione dhe dokumente të reja dhe synon të nxisë interesin dhe kuriozitetin publik mbi pasuritë tona arkivore.

Këtë javë rubrika sjellë në vëmendje të lexuesve informacion mbi qëndrimin e qeverisë shqiptare në vitin 1930, ndaj propozimit të Ministrit të Jashtëm francez, Aristide Briand, për krijimin e një Bashkimi Federal Evropian, ku do bënin pjesë të gjitha shtetet evropiane anëtare të Lidhjes së Kombeve

Në kushtet e fillimit të Depresionit Ekonomik të v.1929-1934, largimit nga jeta të Ministrit Stresseman (1929), largimit nga posti i Ministrit të Jashtëm të Briand (1932), dy mbështetësit kryesore të idesë, projekti mbeti i parealizuar, ndërkohë Evropa po hynte në trazirat politike që po përgatisnin Luftën e Dytë Botërore.

Artikulli paraprakINVESTIME TË REJA NË INFRASTRUKTURË PËR LEZHËN
Artikulli tjetërMERCEDEZI MË I SHITUR NË HISTORI