Për herë të parë është gjetur shpella kur për 14 muaj është fshehura albanologu i shquar Dom Nikollë Gazulli në fshatin Vrith të njësisë Shkrel në Malësinë e Madhe. Një kec ka rënë brenda shpellës dhe pas një kërkimi të gjatë bariu e ka dëgjuar kecin teksa blegërinte brenda shpellë, në atë shpellë ku Dom Gazulli iu fsheh xhelatëve të komunizmit për një vit e dy muaj.
Menjëherë bariu ka lajmëruar Dom Niko Sheldinë, famullitari i Shkrelit
Përveç shtratit dhe shkallës së vjetër, brenda shpellës ku u mbyll dom Nikoll Gazulli janë gjetur edhe disa mjete të tjera si kova e ujit, kapaku dhe thëngjillët
Famullitari i Shkrelit ka përjetuar emocion të madh kur është futur brenda shpellës duke mos e besuar se si një person që frymëzonte për liri si Dom Gazulli ndrydhi veten brenda një shpelle për 14 muaj
Kur në Shkrel mbërriti Batalioi i dytë çlirimtar, Dom Nikoll Gazulli i ra kumbonëve të kishës duke lajmëruar besimtarët se një re e zezë po mbulonte Shqipërinë siç rezultoi regjimi komunist.
Ka një gojëdhënë që u zbulua në vitin 1995 për eshtrat e Dom Nikoll Gazullit që pasi janë hedhur në anë të rrugës në një fshat afër vendit ku është vrarë janë lëvizur. Gojëdhëna thotë se disa burra të fshatit e kanë varrosur tek kisha e Shkrelit ku ai shërbeu por mbetet për t’u vërtetuar.
Pasi u zbulua shpella se ku fshihej, ushtarët e regjimit monist shkuan për ta vrarë dhe qëlluan në drejtim të Dom Nikollë Gazullit por kleriku i nderuar ishte qëlluar më përpara më një plumb në ballë sipas dëshmive nga një banor i zonës. Dom Nikollë Gazulli ishte intelektual, studiues, albanolog, etnograf, leksikograf, historian dhe zotërues i disa gjuhëve të huaja dhe autor i disa botimeve.