Ka lindur në një kohë kur Kosova sapo kishte dal nga lufta, dhe emri i është vënë në nder të ish-presidentit amerikan, Bill Clinton. Meqenëse trashëgon emrin e një presidenti, kush është djali 20-vjeçar që mban emrin e tij, kush ia ka vënë, çfarë studion dhe cilat janë ambiciet e tij për të ardhmen, ndiqni rrëfimin e Klinton Popovës në një intervistë për Gazetën Insajderi.

Ky është Klinton Popova, 20-vjeçari nga Prishtina. Emri i është vënë në nder të ish-presidentit amerikan, Bill Clinton. Klintoni i Prishtinës, kishte lindur në një kohë kur Kosova sapo kishte dal nga lufta. Në gusht të vitit 1999. Pak javë pas vizitës që ish-presidenti Amerikanë i kishte bërë kampit të refugjatëve nga Kosova në Bllacë.

Ndonëse jeton matanë oqeanit dhe kanë 53 vjet ndërmjet me njëri-tjetrin, presidenti i 42-të, i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton e di se ka trashëgimtarë të emrit të tij në Kosovë.

Në një intervistë për Gazetën Insajderi, Klinton Popova ka treguar se kush ia ka vënë emrin dhe sa krenar është që mban emrin e ish-presidentit amerikan. “Si shenjw respekti ndaj Bill Clintonit për ndihmën e madhe që i ka dhënë Kosovës, babi ma ka vendos emrin Clinton. Nuk më bënë të ndihem keq aspak është njëfarë krenarie edhe për shkak të respekti edhe për shkak të Bill Klintonit”, ka thënë Popova.

Meqenëse ish-presidenti Bill Clinton, kishte qenë për 8 vjet në krye të ShBA-së dhe kishte studiuar për juristë, ambiciet e Klintonit të Prishtinës janë krejtësisht tjera. Klintoni studion në Fakultetin e Shkencave Sportive në Universitetin e Prishtinës, dhe është në vitin e dytë, në të ardhmen ai e sheh vetën si një trajneri apo profesor i edukimit fizik.

“Unë studioi Edukatën Fizike në vitin e dytë. Pasi e kam zgjedhur edukimin fizik, unë mendoj me u bo një trajner i mirë në të ardhmen ose një profesor ose mësues i mirë për me ju ofruar edhe gjeneratës së re një mësim më të mirë, për sportin për edukimin fizik në përgjithësi”, -ka thënë Klintoni.

Derisa ka treguar se sporti i tij i preferuar është futbolli. Klintoni thotë se ka dëshirë ta takojë ish-presidentin Clinton, ndërsa tregon se ai është në dijeni se në Kosovë janë dy persona që mbajnë emrin e tij. “Me Bill Clintonin nuk jam takuar asnjëherë. Do kisha pasur dëshirë qe ta takoja njëherë. Ai e di qe dy persona e kanë emrin Klinton”, -ka thënë Klinton Popova.

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Bill Clinton është ndër njerëzit më të respektuar në Kosovë. Ai kishte qenë personi kryesor që dha urdhrin për bombardimet e NATO-s ndaj caqeve serbe, pas refuzimit të ‘kasapit’ të Ballkanit, Sllobodan Millosheviç për të vendosur paqen.

SHBA së bashku me aleatët e NATO-s do të nisnin ndërhyrjen ushtarake kundër Serbisë përmes sulmeve ajrore, duke i sjellë Kosovës lirinë dhe pavarësinë. Kosova në shenjë falënderimi ka vendosur një bust me figurën e tij në lagjen “Dardania” në Prishtinë, ka emëruar fëmijë, sheshe, sallë sporti me emrin e Bill Clintonit.

Artikulli paraprakPUTINI FTON MERKELIN NË RUSI PËR KRIZËN E IRANIT
Artikulli tjetërI SKADON KONTRATA ME REALIN, LUKA MODRIC BEFASON ME EKIPIN E RI