Tërmeti i një dite më parë, me magnitudë 5.8 ballë, u cilësia si më i rëndi në 30 vitet e fundit, pas atij të 15 Prillit 1979.
Por a dini se kur ka ndodhur tërmeti i parë më i rëndë në Shqipëri (i matur)? Për këtë na vinë në ndihmë historianët.
Artan Shkreli shkruan në facebook se tërmetet më të fuqishëm që kanë goditur Shqipërinë janë regjistruar zyrtarisht duke nisur nga viti 1851 me epiqender në Vlorë – bregdet. Ai goditi me 12 tetor, rreth orës 7 të mengjesit, me një magnitudë prej 6.6 shkallës Richter dhe intensitet të tmerrshëm prej 11 të Merkalit (ku max është 12).
Qyteti mesjetar u rrafshua thuajse krejtësisht duke mos lënë gjurmë të tij, me përjashtim të xhamisë së fortë Muradie.
Qindra të vdekur, u pasuan nga një braktisje masive e qytetarëve të vjetër. U bënë dëme të jashtëzakonshme edhe në Berat.
Tërmeti më i fundit me viktima ka ndodhur në Shkodër, më 15 Prill 1979, ku një tërmet 8 ballë shkaktoi 40 të vdekur dhe dëmtoi 17.118 shtëpi.
Por ky nuk ka qenë më vdekjeprurësi për qytetin verior. Më 1 qershor të vitit 1905, tërmeti në Shkodër la pas 200 të vdekur.