Ky është Xhavit Lohja, një 79 vjeçar nga Shkodra i cili vuajti për 20 vite në burgjet e komunizmit. Si një i ri që nuk përballonte më sistemin e diktatorit Enver Hoxha, 79 vjeçari asokohe ushtar në Tiranë vendosi që bashkë me një shok të tij të arratiset nga Shqipëria në drejtim të Kosovës që atëherë ishte territor i Ish –Jugosllavisë.

Torturat që përjetoi bashkë me shokun e tij pasi u arrestua janë nga më mizoret tregon Lohja ndërsa vuajti dënimin e tij në burgun famëkeq të Spaçit.

Xhavit Lohja u lirua nga burgu në vitin 1982 pasi vuajti për 20 vite torturat nga më çnjerëzoret në burgjet e komunizmit bashkë me shumë të burgosur të tjerë të cilët u dënuan vetëm se kërkonin liri dhe një jetë më të mirë.

 

Artikulli paraprakINFERMIERIA MË E KËRKUARA NË UNIVERSITETIN E SHKODRËS
Artikulli tjetërGJENDET E PAJETË NJË PUSHUESE 50-VJEÇARE NË BREGDETIN E SHËNGJINIT! ISHTE E VETME NË PLAZH