1000 burra ishin të dënuar dhe punonin me detyrim në kampin e Spaçit para viteve 1990. 

400 të dënuar ishte prurja e parë në Spaç, kryesisht nga Reparti 307 i Valasit të Elbasanit, në vitin 1968.115 të burgosur u arrestuan pas “Revoltës së Spaçit”, 4 prej të cilëve: Hajri Pasha, Pal Zefi dhe Skënder Daja, Dervish Bejko, u dënuan me vdekje dhe u ekzekutuan brenda pak ditëve. Kjo eshte vetem nje pjese e historise ketij burgu famekeq, te ketij kampi qe ende sot vajton per viktimat e tij. Por kete kamp e kane vizituar deputete te parlamentit gjeman te shoqeruar edhe nga dy ambasadoret ai i OSBE Florian Raunig dhe Ambasadori i Gjermanise Hoffman. Ne kete takim homazh vete te denuarit kane kujtuar vuajtjet e tyreI pranishem ka qene edhe arqipeshkvi i diozes Shkoder – Pult, Mons. Angelo Massafra. Megjithate ka shume premtime per ta kthyer ne muze, por ende sot asgje nuk eshte bere.

Artikulli paraprakREFERENDUMI I PS, SHIMAJ: GJITHÇKA GATI PËR VOTIMIN NË SHKODËR
Artikulli tjetërPROMOVOHET NË SHKODËR PROGRAMI “EVROPA KRIJUESE”