Ky është Stefan Paloka, një i verbër e ndjen veten njësoj si të gjithë të tjerët. Gjatë jetës së tij 54 vjeçari tregon se i është dashur të përballet me përbuzje dhe fyerje nga më të ndryshmet vetëm për faktin që nuk mund të shikojë.
Pavarësisht kufizimit në të shikuar që ai ka, kjo gjë nuk e ka ndaluar 54 vjeçarin Paloka që të mbarojë dy universitete me rezultate të shkëlqyera.
“Nëse unë mundem edhe ti mundesh” ishte mesazhi që 54 vjeçari dëshiron të transmetojë tek të gjithë personat e kësaj kategorie.