Nuk mund të ecë më shumë se 50 metra për shkak të lodhjes nga një humbje e ndjesive në gjymtyrët e këmbëve . Kjo është historia e 62 vjecarit Qemal Shima me banim në fshatin Melgushë, Bashkia Vau-Dejes.Ai dhe bashkëshortja janë invalid dhe absurdja është se nuk trajtohen me kempin e invaliditetit.
Komisioni mjekësor në Shkodër e ka parë si të arsyeshme trajtimin me kemp por nga ana tjetër ka qënë Komisioni Epror i Caktimit për punë në Tiranë që ka vendosur ti heqë atij kempin duke e vlerësuar si të aftë për punë.
Pas ekzaminimit komisoni mjekësor në Shkodër ka dalë në përfundimin se 62 vjecari ka bllokim të lëvizjeve artikulare, ka dhimbje në të dy anët dhe shkurtim të anësive
Qemali nuk mund të ecë më shumë se 50 metra sepse në të kundërt ai rrëzohet përtokë. Dhimbja është aq e mprehtë saqë arrin deri në mpierjen dhe bllokimin e të dyja këmbëve
I vetmi apel përvec se të trajtohet me kemp është sigurimi I ilaceve të cilat ai thotë se janë të papërballueshme sepse kushtojnë tepër shtrenjtë.Hapat që ai përdor për të luftuar dhimbjen quhet Medrol
Qemal Shimaj, përveç vështirësisë ekonomike dhe pamundësisë shëndetësore për të punuar, detyrohet të paguaj deri në qindarkën e fundit çdo mjekim.