Angjelina Gurakuqi është një prej besimtareve katolike e cila prej vitesh ka arritur të ruaj me fanatizëm ritualet e festës së Pashkës. Lyerja e vezeve është një prej ritualeve kryesore të Pashkës të cilën 71 vjeçarja e bën që në moshën 15 vjeçare.

Kjo traditë e cila sot praktikohet nga çdo familje të krishterë, përpara viteve 90′ ishte e ndaluar. 71 vjeçarja tregon se si ishte të festoje Pashkën gjatë atyre viteve.

Vizitat tek njëri-tjetri për festën e Pashkës janë ato që i mungojnë më shumë 71 vjeçares, pasi me kalimin e viteve ato kanë ardhur duke u pakësuar.

Lyerja e vezës me ngjyrën e kuqe simbolizon gjakun e Krishtit të derdhur në kryq mbi botën. Mbajtja e vezëve kryesisht atyre të kuqe në shtëpi sjell shëndet dhe mirëqenie.

 

Artikulli paraprakARQIPESHKËVI-POLITIKËS: SHQIPËRIA TË JETË PA KORRUPSION
Artikulli tjetërSHKODËR, TRADITA E BEKIMIT TË USHQIMIT TË PASHKËS