Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës në Strasburg.
“Unë përfaqësoj Shqipërinë. Ja vlen t’ja nisim me Shqipërinë, duke qenë se ajo që dua të them ka të bëjë me marrëdhënien e një vendi me të shkuarën e vetë. Kjo mund të jetë në zhvillimin e tij me të ardhmen. Kjo lidhet me rolin që Europa dhe institucionet e saj luajnë për mënyrën se si i zhvillojnë këto marrëdhënie. Ta kthesh këtë histori konflikti, në histori suksesi kërkon guxim, besim të pandarë te institucionet. Nëse institucionet e tilla dështojnë të sigurojnë drejtësi, humbja jonë është e madhe. Dëmi shkon shumë larg, përtej shumatoreve individuale. Një goditje ndaj përpjekjeve tona për të kthyer një faqe të erret të historisë sonë. Nëse institucionet dështojnë, goditja mund të jetë fatale. Për ju lufta është kujtim i largët, për ne një plagë që ende dhemb dhe ne rrekemi ta shërojmë.
Ky institucion e përcakton veten si organizata historike, faktet s’duhet të cënohen nga lojërat e pushtetit dhe zgjidhet duhet t’i qëndrojnë testit të së ardhmes. Shqipëria vijon marrëdhëniet e saj solide me fqinjët, si Serbia, që konsiderohej si armik, e sot është partner me nismën e Ballkanit të Hapur. Për ne Europa është më shumë se projekt institucional por ekzistencial. Historia nuk është e treguar e mirë me ne, s’na ka lënë kurrë të zgjedhim. Vendosnin perandoritë, regjimet, të kyçur larg Europës, me një vend që quhej fanari ndriçues antieuropian. Fjala e kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës në Strasburg. Politikanë mendje ngushtë janë të interesuar të shfrytëzojnë frikërat e tyre për të ardhmen. Është momenti që besimi në institucionet ndërkombëtare, duhet të vënë në vend. Është momenti kur shtetet e vogla s’duhen braktisur.”, tha ai.