Deçiçi i Tuzit është shpallur kampion i Malit të Zi për sezonin 2023-2024. Skuadra e trajnerit Milorad Pekoviç siguroi titullin kampion pas një gare dhe rivaliteti shumë të fortë me Buduçnostin, duke hapur një faqe të re në futbollin malazez. Ky është titulli i parë për klubin e Deçiçit, që shkruan në këtë mënyrë historinë në futbollin malazez. Investimi i nisur disa vite më parë nga presidenti Pal Dreshaj dha frytet e tij me fitimin e titullit kampion dhe ai shprehet shumë i lumtur për një gjë të tillë, pavarësisht presionit që kanë patur gjatë gjithë vitit.
Kapiteni Pjetër Lulgjuraj dhe sulmuesi Ilir Camaj thonë se kjo arritje është diçka historike për Deçiçin dhe shqiptarët e Tuzit. Zv/Kryeministri i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj, dha edhe një mesazh, duke thënë se koha e shqiptarëve ka filluar.
Në fund, pas këtij suksesi mëse të merituar nga të gjithë futbollistët, stafi teknik dhe presidenti Pal Dreshaj, ceremonia e dorëzimit të trofeut ishte një festë e jashtëzakonshme.