Komuna e Tuzit per here te pare do te mbaje votimet si komune e Pavarur nga Podgorica pas fitimit te ketij statusi vitin e kaluar. Per here te pare partite shqiptare Alternativa Shqiptare, Unioni Demokratik dhe Lidhja Demokratike jane bashkuar ne nje koalicion. Bartes i listes shqiptare eshte Nike Gjeloshaj i cili kandidon perballe Mirza Pepiç te partise se Milo Gjukanoviç. Do te jene afro 12 mije votues qe do ti drejtohen kutive te votimit ne kete dite historike per Tuzin. Shume shqiptare te Tuzit nga Amerika dhe shtete te tjera kane ardhur te votojne duke shpresuar qe ta fitojne komunen ne mbeshtetje te Nike Gjeloshaj. Qendrat e votimit jane hapur ne ora 7:00 dhe do te vijoje deri ne ora 20:00. Deri tani nuk ka probleme. Sead Nikaj eshte nje shqiptar i Tuzit i ardhur nga Amerika i cili ka patur edhe nje incident ne aeroportin e Podgorices pasi ka bere atje simbolin e Shqiponjes.
Grupi i xhirimit te Star Plus, gazetari Senad Nikshiqi ndodhet ne Tuz duke ndjekur procesin e votimit ne kete dite historike per shqiptaret e Tuzit.

Artikulli paraprakVOLTANA ADEMI: ASAMBLEJA E PS, DEMAGOGJI
Artikulli tjetërSTAR SPORT – 03.03.2019