META SHPËRFILL OPOZITËN, BERISHA: KJO ËSHTË NJË RËNIE E PLOTË E SHTETIT. Para nisjes së protestës, në seancën plenare të Kuvendit, deputetët e opozitës bllokuan foltoren e Kuvendit duke kërkuar dorëheqjen e Kryeparlamentarit Meta.

Por seanca zgjati vetëm pak minuta, pasi kreu i Kuvendit kërkoi miratimin me procedurë të përshpejtuar të disa projektligjeve. Opozita e quajti këtë një kapitullim të parlamentit. Seanca nisi me tensione ku deputetët e opozitës bllokuan foltoren e Kuvendit duke kërkuar dorëheqjen e Metës, ndërsa krijuan zhurmë në sallë duke i rënë tavolinave me mausin e kompjuterëve. Por kjo nuk pengoi kryeparlamentarin Meta të vijojë me rendin e ditës, ku deputetët e mazhorancës diskutuan për projektligjet nga vendet e tyre.

Artikulli paraprakBASHKIA SHKODËR MASA PËR PLEPAT E RREZIKSHËM
Artikulli tjetërDIBRA: VLLAZNIA OPTIMISTE NDAJ SKËNDERBEUT