Dita e enjte mund të jetë ditë historike për Shqipërinë. Për herë të parë kombëtarja jonë do të jetë në vendin e 22-të të renditjes së FIFA-s. Fitorja e fundit me Francën dhe pikët e fundit në tavolinë që morëm nga ndeshja me Serbinë, na fluturojnë kuqezinjtë e drejtuar nga Xhani De Biazi mes 22 skuadrave më të mira të Botës. 14 vende kapërcim nga pozicioni i 36-të në atë të 22-të pritet të bëjë nesër zyrtarisht kombëtarja shqiptare.

Një histori më vete kjo, pasi brenda 2 muajve kuqezinjtë ngjisin 29 vende. Por jo vetëm kaq, Shqipëria është skuadra që do të ngjitet më shumë në 50 vendet e para dhe jo vetëm. Shqipëria do të lërë pas për herë të pare në historinë e vet futbollistike Francën, Danimarkën, Ganën, USA, Rusinë dhe Suedinë dhe pas 14 vitesh e 7 muajsh do të dalë mbi Bosnjën. Vetëm një muaj më parë kishin thyer një tjetër barrierë në renditjen e FIFA-s. Kuqezinjtë e Xhani De Biazit aktualisht janë në vendin e 36 në klasifikimin e muajit korrik. Ekipi shqiptar ka thyer kështu, rekordin e vet të 2013-ës. Ky është rezultati më i mirë që kombëtarja kuqezi ka arritur, në të gjitha kohërat dhe përbën një rekord historik për ekipin tonë përfaqësues.

Artikulli paraprakTËRBUNI NË SUPËRLIGË PËR TË SURPRIZUAR
Artikulli tjetërSkënderbeu bën historinë. Siguron grupet e Europa Leagues