Është historike. Shqiptarët fitojnë Tuzin. Pas shumë vitesh përpjekje në zgjedhjet lokale të 3 marsit koalicioni i tri partive shqiptare nën sloganin “Malësia na Bashkon” arritën që të marrin 16 këshilltarë nga 32 që ka komuna e Tuzit.
Ky numër pritet të shkojë në 17 pasi një anëtar nga partia DPS e Gjukonoviç të kalojë në koalicionin shqiptar. Nikë Gjeloshaj do të drejtojë komunën e Tuzit si bartës i koalicionit të partive shqiptare.
Mark Gjonaj është këshilltari i bashkisë së Neë York në Amerikë i ardhur në Tuz bashkë me shumë shqiptarë të tjerë nga Amerika i cili thotë se vetëm të bashkuar arrihen rezultate.
Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Malit të Zi Genc Nimanbegu ishte i pranishëm në këtë ditë historike.
Pas kësaj fitoreje me 16 mandate koalicioni shqiptar pritet që të nisë punën për të ndryshuar situatën në Tuz dhe për të rikthyer shpresën për brezat e ri.