Fakulteti ekonomik në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ka zhvilluar konferencën “Global Digital City”, një vijimësi e konferencës studentore që ishte një ditë më parë. Nënkryetari i bashkisë Shkodër Fatbardh Shegji dhe zëvendës dekania e fakultetit ekonomik Albana Boriçi tregojnë për potencialet ekonomike që Shkodra ka në rajon.

Mirela Gërdoçi, është një grua e cila e nisi punën e saj si rrobaqepëse por pasi kreu master në fakultetin ekonomik arriti të bëhet menaxhere në kompaninë ku punon e më pas të krijojë edhe një fabrikë të sajën me 90 punëtorë.

Mirsada Lumçi dhe Izmira Hasanbelli, janë dy shembuj të tjerë suksesi dhe si ish student motivuan të rinjtë e pranishëm që të mos dorëzohen në ëndrrat e tyre.

Për herë të parë ky aktivitet i fakultetit ekonomik u zhvillua për dy ditë me radhë duke sjellë prezantimet e punimeve të diplomave të studentëve si dhe shembujt e suksesit të ish-studentëve.

 

Artikulli paraprakADMINISTRATORI MARKU: DËMET NGA PËRMBYTJET 1 MILIARD LEK
Artikulli tjetërUJËSJELLËSI: PRITEN RESHJE SHIU, PASTRIM PUSETAVE