Një dhjetori është dita e sensibilizimit kundër sëmundjes së shekullit, sidës, që më gjithë zhvillimin e mjekësisë ende mbetet e pashërueshme dhe çdo ditë merr jetë njerëzish.
Kategoria më e prekur janë të rinjtë, të cilët kanë më pak informacion për mbrojtjen gjatë marrëdhënieve seksuale. Në këtë kuadër, organiziata Eko Mendje dhe Zyra HIV/AIDS në Drejtorinë Rajonale të Shëndetit Publik shfaqën një film sensibilues për disa të rinj të Shkodrës, të cilët treguan interes për t’iu bashkuar këtij aktiviteti. Tematika e filmit lidhej me pasojat e marrëdhënieve seksuale të pambrojtura, por edhe me rëndësinë e diagnostikimit në kohë të kësaj sëmundjeje. Drejtuesja e Zyrës së HIV/AIDS pranë DRSH-së, Manjola Laloshi tregoi për rëndësi e këtij filmi. Sipas drejtuesve të EKO Mendjes, me datë 1 dhjetor do të organizohet një aktivitet me i madh sensibilizues me qëllim sensibilimin e sa më shumë të rinjve për mbrojtje dhe luftim ndaj kësaj sëmundjeje.