Rreth 100 vite më parë, në fshatin Grudë të Shkodrës ishte fusha e aviacionit. Në të uleshin dhe ngriheshin avionë nga e gjithë Shqipëria. Ndërsa tani kjo fushë është kthyer në vend për hedhjen e mbeturinave dhe inerteve.

Ky është paradoksi shqiptar që shfaqet me të gjithë “ madhështinë” e tij në fushën e aviacionit në Grudë. Situata në këtë territor çdo ditë e më shumë po përkeqësohet. Banorët janë të ndërgjegjshëm që po e ndotin ambientin por thonë se kjo ndodh sepse nuk kemi kazanë mbeturinash.

Tashmë kjo fushë është pa zot dhe si e tillë po copëtohet çdo ditë. Janë rreth 50 ha tokë që konsiderohen si pjesë e fushës së aviacionit. Mësohet se kjo sipërfaqe është në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, por kjo e fundit e ka lënë në mëshirë të fatit.

Në ish- fushën e aviacionit në fshatin Grudë e Re janë shpërndarë ndihma dhe janë zhvilluar operacione stërvitore ushtarake.Ndërkohë që gjatë vitit 1999 në kohën e krizës së kosovarëve u ndërtua një kamp fushor nga austriakët.

Nga ana tjetër në vitin 2000 u ndez drita jeshile duke u premtuar se do të investohej në këtë sipërfaqe për ta rikthyer në fushë aviacioni , kryesisht për fluturime brenda kufijve.

Artikulli paraprakSHKODËR, MBYLLET TRAJNIMI “UDHËTIM NEPËR TRASHËGIMI”
Artikulli tjetërKU U “ZHDUK” PIKA KUFITARE URA E BUNËS-VIR PAZAR?