Katër protestues janë arrestuar nga policia dhe 6 të tjerë janë vënë në hetim, pas dhunës së ushtruar gjatë protestës së zhvilluar nga Rithemelimi një ditë më parë, kundrejt efektivëve të policisë si dhe ndaj kryeministrisë.

Sipas policisë protestuesit, kanë hedhur kapsolla, 21 flakadanë, 7 molotov në drejtim të punonjësve të Policisë dhe kryeministrisë. Pas hetimeve, policia thotë se ka arrestuar në flagrancë: K.T, 21 vjeç, A.M 18 vjeç, B.K, 37-vjeç, I.S, 33 vjeç.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit: – A. I., 20 vjeç, R. Sh., 20 vjeç, M. M., 20 vjeç, M. S., 19 vjeç, G. P., 22 vjeç, dhe D. Th., 21 vjeç.

Pas protestës në vendin e ngjarjes u sekuestruan
– 21 flakadanë të plasur;
– 1 bidon plastik 0.5 L, e mbushur me lëndë djegëse të dyshuar benzinë, me kapsollë të paplasur;
– 37 bidona plastikë uji, 0.5 L;
– 6 bidona plastikë të djegur, me aromë lënde djegëse benzinë;
– 3 kapsolla.
Gjithashtu, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 110 kapsolla, që iu gjetën këtyre shtetasve, gjatë kontrolleve fizike.

Gati 2 orë zgjati protesta e thirrur nga Rithemelimi të martën e 20 shkurtit, thirrje të cilës ia janë përgjigjur vetëm militantë. Protesta u drejtua nga Gazment Bardhi dhe Flamur Noka, ndërsa mungesa e madhe ishte Ilir Meta. Berisha mbajti një fjalim të gjatë në një podium të improvizuar në shtëpinë e tij pasi ndodhet në arrest, ndërsa sapo ai mbylli fjalën një grup militantësh hodhën edhe molotovë dhe fishekzjarrë në drejtim të policisë.

Artikulli paraprakRAMA MBLEDH ONLINE ASAMBLENË E PS-SË, ÇËSHTJET QË DO TË DISKUTOHEN NË MBLEDHJE
Artikulli tjetërKANABIS DHE ARMË, ARRESTOHET 17-VJEÇARI NË SHKODËR, PROCEDOHET 16-VJEÇARI