Një person i cili lëvizte i armatosur, është vënë në prangat e policisë, ndërkohë që rezulton me precedentë penalë.
I arrestuari është Ronaldo Abedini, 20 vjeç, banues në Bulqizë, i dënuar më parë për vjedhje.
Mbrëmjen e ndjeshme gjatë ndalimit nga ana e policisë për kontroll të automjetin tip ‘Benz’ në të cilin ndodhej pasagjer, Abedini hodhi në tokë një çantë.
Por brenda saj u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë pistoletë tip TT, me krehër me 7 fishekë, dhe 24 copë fishekë të tjerë, të mbështjella në letër.
20- vjeçari u arrestua nga policia teksa tentonte të largohej me këmbë, ndërkohë që vijon puna për kapjen e drejtuesit të automjetit.
Lidhur me këtë ngjarje materialet iu referuan Prokurorisë së Dibrës për veprat penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.