Qeveria holandeze ka komunikuar se ka nisur zyrtarisht punën për krijimin e Gjykatës Speciale për krimet e luftës në Kosovë, e cila pritet të nisë punën brenda këtij viti.

Kjo gjykatë do të gjykojë krimet që mund të jenë kryer gjatë luftës nga antarët e UÇK-së gjatë viteve 1999 dhe 2000 kundrejt pakicave etnike dhe kundërshtarëve politike. Institucioni Gjyqsor Special i Zhvendosur i Kosovës, ashtu sic njihet zyrtarisht, do të themelohet jashtë territorit kosovar, pasi lufta është ende një çështje e ndjeshme. Sipas qeverisë holandeze, një gjë e tillë mund të bëjë që dëshmitarët të ndihen të kërcënuar për t’u shprehur lirisht. Për mediat është prononcuar edhe ministri i jashtëm holandez, Bert Koender, i cili tha se gjëja më e rëndësishme është që drejtësia të vendoset në vend. Shpenzimet e krijimit të Gjykatës Speciale do të mbulohen nga fondet e Bashkimit Europian.

Artikulli paraprakSHPËTIM KELMENDI NË KLUBIN E POEZISË
Artikulli tjetërLAHI: NDRYSHON FUNKSIONIMI I SHËRBIMIT TË URGJENCËS