Holandë, arrestohen dy shqiptarë në portin e Rotterdamit. Sekuestrohen 330 kg kokainë me vlerë 10 milion euro

Në Rotterdam të Holandës janë sekuestruar rreth 330 kg kokainë, me vlerë që llogaritet të jetë 10 milionë euro. Policia nisi dyshimet, pasi u zbuluan dy shqiptarë në pjesën e sigurisë së lartë, ku zbarkohen kontenierët. Menjëherë policia kontrolloi sektorin ku u arrestuan shqiptarët duke zbuluar dhe sasinë e madhe të drogës. Të dhënat ABC News i ka mësuar nga një burim i Policisë së Rotterdamit. Sipas autoriteteve holandeze kjo ngjarje është provë e fuqizimit të kriminelëve shqiptarë në këtë vend. Ndërkohë, para disa ditëve një postbllok policie është sulmuar. Forcat e rendit kanë reaguar duke qëlluar në ajër. Mendohet që incidenti ka lidhje, pasi për disa ditë ka pasur informacion që mund të vinte një sasi e madhe droge në Rotterdam.

Artikulli paraprakKINA SEKUESTRON “DRONE”-IN NËNUJOR AMERIKAN NË UJËRAT NDËRKOMBËTARË
Artikulli tjetërNDALOHET NJË SHTETAS I DYSHUAR PËR “NDIHMË PËR KALIM TË PALIGJSHËM TË KUFIJVE”