Francë, Hollande e Merkel, kërkesë për miratimin e një axhende për BE
Gjendja në të cilën ndodhet Bashkimi Europian, pas daljes së Britanisë së Madhe nga Unioni ka detyruar François Hollande dhe Angela Merkel të bëjnë një kërkesë në Elysee samitit të 27 shteteve për organizimin e një tryeze bisedimesh. Në qendër të këtij takimi sipas tyre duhet të jetë për miratimi i një “axhende” për Bashkimin Evropian, i ç’organizuar nga Brexit. “Ne duhet të përcaktojmë në Bratislavë një kalendar pune me etapa, dhe një udhërrëfyes”, deklaroi kreu i Shtetit francez përkrah kancelares gjermane gjatë një konference shtypi. Hollande thekson se europianët duhet të kenë një vizion të qartë për atë që do të ndodh pas Brexit prandaj është i nevojshëm një samit për Evropën. “Duhet të jemi të vetëdijshëm mbi situatën që po kalon Evropa”, u shpreh ai, duke nënvizuar se unioni nuk ishte përballur për më tepër me një “krizë”, por tashmë po kërcënohet nga një krizë që vë në pikëpyetje “ekzistencën” e tij”- shprehej Hollande