PRESIDENTI FRANCEZ PREMTON LUFTË NDAJ PAPUNËSISË. Nuk do të kandidoj në zgjedhjet e 2017, nëse do të dështoj me uljen e papunësisë.

Kështu ka deklaruar Presidenti francez François Hollande, duke premtuar rritjen e ekonomisë së dobët franceze përmes një presidence me popullaretit të ulët.Në një seancë televizive pyetje-përgjigje, Hollande tha se ai e shikon gjendjen e tmerrshme ekonomike të vendit të tij, por supozon se rritja do të kthehet dhe papunësia ka filluar të bjerë që nga fundi i 2013-ës.“Qëllimi im është të ulë normën e papunësisë nëpërmjet reformave, dhe nëse kjo nuk do të ketë sukses gjatë mandadit tim, a mendoni se unë do t’iu them francezëve se në këto 5 vite u përpoqa, por do të kemi sukses në 5 vitet e ardhshme? Jo, nuk funksionon kështu, francezët nuk do të ma falnin një gjë të tillë dhe me të drejtë”.Hollande njoftoi se nuk do të ketë rritje taksash për vitin 2015, duke thënë se francezët e kanë shprehur hapur zhgënjimin për rritjen e taksave gjatë gjysmës së mandadit të tij në krye të vendit.Por Presdienti tha se nuk do të ketë as ulje të tyre, duke premtuar reforma të tjera ekonomike.Në konferencën e gjatë, Hollande tha se ishte dakord që Parisi të aplikojë për të pritur Lojrat Olimpike në 2024, duke i konsideruar të rëndësishme.

 

Artikulli paraprak“5 HERONJTË E VIGUT”, “LANÇ” KUNDËR ZHVENDOSJES
Artikulli tjetër“ARREST ME BURG” PËR XHUVANIN