Solidaritetit me policin e rënë në krye të dëtyres në Veri të Kosovës, ju bashkua edhe Kurbini. Një grup aktivistësh dhe qytetarësh u mblodhën mbrëmjen e së hënës në qendër të qytetit të Laçit dhe bënë homazhe e ndezen qirinj për policin e rënë në krye të detyrës Afrim Bunjaku, i cili u vra një ditë më parë në Veri të Kosovës, nga sulmet e forcave serbe.
Fotoja e policit hero u vendos në hyrje të bashkisë së Kurbinit në shenjë mirënjohje për kontributin e dhënë në mbrojtje të shtetit të Kosovës.

Afrim Bunjaku u përcoll pasditen e së hënës për në banesën e fundit në një ceremoni shtetëtore, të organizuar në Kosovë.Familjarë, qytetarë, liderë të shtetit, anëtarë të kabinetit qeveritar, deputetë e ambasadorë të huaj kanë marrë pjesë në funeralin e të ndjerit, i cili u vra në krye të detyrës në fshatin Banjskë të Zveçanit nga një grup kriminal serb në veri të Kosovës.

Në përleshjet që pasuan midis grupit të armatosur dhe forcave të rendit u vranë katër sulmues dhe u arrestuan gjashtë persona që dyshohet se ishin të lidhur me ta.Kjo ngjarje solli reagime të shumta kryesisht të komunitetit shqiptar në mbarë boten, të cilët u solidarizuan me Kosoven.

Artikulli paraprakATENTATI NË RRËSHEN, TRE PERSONA TË PLAGOSUR NË SPITAL, RENEA DHE FNSH BLINDOJNË MIRDITËN
Artikulli tjetër“STAR SPORT”, ANALIZOHET FITORJA E VLLAZNISË