Homazhet në kujtim të shkrimtarit dhe diplomatit Teodor Laço. Meta e Berisha vlerësime për figurën e tij.

 

Dyert e ministrisë së Kulturës u hapën të dielën për të përcjellë me respekt, një nga drejtuesit më të shquar të këtij institucioni. Në homazhet për ndarjen nga jeta të Teodor Lacos, personalitete të vendit vlerësuan figurën e shkrimtarit dhe diplomatit i cili u nda nga jeta në moshën 80-vjeçare. Ceremonia shtetërore e përcjelljes për në banesën e fundit të Teodor Laços u organizua nga Kuvendi i Shqipërisë, institucion në të cilin politikani Laço shërbeu për 3 legjislatura. Teodor Laço lindi më 29 Shtator të vitit 1936 në fshatin Dardhë të Korçës. Studioi Agronomi në Universitetin e Tiranës. Ka filluar të botojë që prej viteve ’60. Është autor i shumë romaneve, novelave, përmbledhjeve me tregime, dramave, komedive, skenarëve të filmave artistikë dhe dokumentarë. Teodor Laço ka përfaqësuar shtetin shqiptar si ambasador në Fedaratën Ruse.

Artikulli paraprakZGJEROHET OBJEKTI I LIGJIT TE DEKRIMINALIZMIT
Artikulli tjetërGREQIA KERCENON SHQIPERINE.KOTZIAS:MOS NA NENVLERESONI.REAGON BRAÇE