Nesër homazhe në Tiranë për aktivistin e VV, Astrit Dehari

Homazhe në nderim të aktivistit të lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, do të zhvillohen dhe në Tiranë, pasditen e të hënës. Përfaqësues të Shoqërisë Civile kanë ftuar qytetarët nesër në orën 17:30 në sheshin Nënë Tereza, përpara Korpusit Universitar. “Të hënën në Tiranë, 7 nëntor, ora 17:30 në sheshin Nënë Tereza (para Universitetit) mbahen homazhe në nderim të aktivistit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, studentit e shokut tonë Astrit Dehari. Ju ftojmë të solidarizoheni!”, thuhet në njoftim të shpërndarë në rrjetet sociale nga përfaqësues të Shoqërisë Civile. Astriti Dehari, 26 vjeç, ishte në përfundim të studimeve për mjekësi në Universitetin e Prishtinës, aktivist në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, si i tillë mbahej në paraburgim prej 68 ditësh, i burgosur politik me prova të fabrikuara në një proces të montuar gjyqësor. Ai humbi jetën një ditë më parë brenda në burgun e Prizrenit.

Artikulli paraprakLIVING – GESHTENJA E RECIT
Artikulli tjetërFBI:CLINTON E PAFAJSHME.PERFUNDOJNE HETIMET,NUK KA ASGJE KRIMINALE