Mes dhimbjes dhe loteve ju dha lamtumira e fundit Moter Roza Sykut, murgeshes nga Lezha e cila ndërroi jetë pak ditë më parë në moshen 58-vjeçare nga një sëmundje e rëndë.Homazhet dhe mesha e shenjtë në nderim të moter Rozes, u mbajten në vendlindjen e saj në Tale, aty dhe ku shërbeu gjatë viteve të fundit të jetes së saj.Krahas familjareve dhe të afermve në ceremoni ishin dhe përfaqësues të klerit katolik dhe shumë banor të zonës.
Banor të Tales dhe të aferm thonë se ndarja nga jeta e Moter Roza Sykut është një humbje e madhe për të gjithë zonen.
Teksa falenderoi të pranishmit e motra e murgeshes së ndjere kujtoi çastet e fundit të jetës se saj, teksa luftonte me sëmundjen e rëndë.
Motër Roza Syku lindi në Tale të Lezhës dhe rridhte nga një familje e vuajtur nga sistemi komunist. Në vitin 1997 u bë pjesë e klerit katolik, duke shërbyer në Shkodër, Romë, Tiranë dhe sëfundmi në vendlindjen e saj.Ajo do të mbetet gjatë në memorien e të gjitheve që e njohen, si një mugeshe e dashur me komunitetin ku ka shërbyer, kryesisht të rinjtë me të cilët ka punuar dhe bashkëpunuar.