Filmi “I vetëm në shtëpi” (Home alone) është një ndër filmat që i ka mbijetuar çdo kohe dhe vazhdon ende të shihet më shumë kënaqësi në të gjithë botën.
I realizuar në 1990, ky film tregon historinë e Kevin McCallister i cili u la vetëm në shtëpinë e tij në Amerikë, ndërsa familja e tij udhëtoi në Francë për pushimet e fundvitit, film ky që bëri shumë bujë dhe fitoi shumë fansa.
Ishte ky rol që e bëri Macaulay Culkinqë të prekë suksesin edhe pse në një moshë të vogël, teksa më vonë ai luajti “I vetëm në shtëpi 2” (1992) dhe më pas në My Girl (1991), The Good Son (1993), The Pagemaster (1994) dhe Richie Rich (1994).
Megjithatë, në jetën e tij personale, gjërat nuk shkuan aspak mirë, pasi në vitin 1994 ai u nda nga prindërit për të mos i marrë pasurinë e madhe që po mblidhte.
Në vitin 1998, në moshën vetëm 18 vjeç, Macaulay u martua me aktoren Rachel Miner, por çifti u nda në vitin 2000. Më 23 Janar 2018, aktori i tha podcast WTF të Marc Maron se babai i tij kishte abuzuar “fizikisht dhe mentalisht” me të dhe se ishte “xheloz” për atë që kishte arritur në një moshë kaq të re.
Ai gjithashtu u përfshi në një skandali seksual, ku u përfol se ishte abuzuar kur ishte i mitur, por ai e mohoi këtë fakt.
Por të njëjtin fat duket se kishte dhe aktori John Heard, i cili luajti rolin e babait të Kevin McCallister, Peter. Në 1991, ai u përfshi në përplasje ligjore pasi u arrestua me dyshimin se sulmoi aktoren Melissa Leo.
Heard dhe gruaja e tij e dytë Sharon ishin prindër të dy fëmijëve së bashku, djalit Max dhe një vajze me emrin Annika.
Në vitin 2017, Max vdiq në mënyrë tragjike, një pikëllim i madh për një prind. Gjashtë muaj më vonë, Heard u gjet i vdekur në dhomën e tij të hotelit, në moshën 72 vjeç, pas një sulmi në zemër.
Ndërkohë John Candy, i cili luajti shoferin e taksisë Gus Polinski, për fat të keq vdiq katër vjet pas publikimit të filmit, pasi kishte luajtur në gati 40 filma në karrierën e tij