Vjosa Osmani ka thënë se e ka zhvendosur foton e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi nga zyra e saj në Kuvend në përputhje me ligjin.
Në një intervistë për ‘Rubikon’ ajo thotë se zhvendosja është bërë sipas ligjit, dhe se është e nderuar të ketë në zyrë foton e ‘arkitektit’ të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Osmani shton se ka sjellë edhe foton e Nënë Terezës por dhe të shumë grave që po i bëjnë nder sot Kosovës. Kryeparlamentarja e re i përgjigjet edhe akuzave të PDK-së me shprehjen ‘Shiko kush po na flet’.