Nën moton “është më mirë të parandalosh se sa ta luftosh”, Hospital One në Shkodër, lideri në fushën e shëndetësisë në veri të Shqipërisë, ofron për të gjithë qytetarët një mundësi unike për t’u njohur me shëndetin e tyre. Analiza e gjakut komplet, falas për të gjithë! Përmes teknologjisë së fundit spitalore, sot mund të nxjerrim përmes gjakut qindra informacione rreth shëndetit tuaj. Ky kontroll, përmban informacion të rëndësishëm për shëndetin tuaj, prandaj, analiza e gjakut komplet është themelore për diagnostikimin, trajtimin dhe parandalimin e sëmundjeve, dhe rekomandohet nga mjeku të kryhet rregullisht.

Analizën falas mund ta përfitoni çdo dite pranë Hospital One,paradite nga ora 08:00 deri në orën 12:00. Pas analizave, për çdo pyetje apo këshillë më të thellë, mjeku i spitalit, eshtë gjithmonë aty për t’ju ndihmuar, pa asnjë pagesë. Përveç analizës së gjakut komplet, falas, Hospital One ofron akoma, kontrollin primar me doktorin e përgjithshëm dhe kontrollin dentar falas. Në sherbim 24 orë për pacientin, çdo ditë pranë Hospital One, vazhdojnë edhe kontrollet e planifikuara të qytetarëve, me mjekët më të mirë specialist, shqiptar dhe të huaj.

Për një shëndet të mirë zgjedh Hospital One. Për më shumë informacion, kontaktoni në: 00355 22 800 000 dhe mund të shkruani në whatsapp në numrin: 00355696700800 ose të drejtoheni në adresën, rruga “Adem Jashari”, përballë kolaudimit të automjeteve në lagjjen “Skënderbeg” në qytetain e Shkodrës.

Artikulli paraprakVLLAZNIA U-17, TRAJNERI ÇAKU I KËNAQUR ME FAZËN E PARË
Artikulli tjetërKËSHILLI I QARKUT PRET DELEGACIONIN NGA ITALIA