Ezequiel Monzon, një prej kirurgëve plastik më të mirë në Spanjë, drejtues i 4 spitaleve në Madrid, Tenerife dhe Majorka, i është bashkuar ekipit të “Hospital One” në Shkodër. Mjeku ka nisur zyrtarisht punën e tij të mërkurën, dhe së bashku me doktorin italian Giuseppe Gozzo, kanë formuar repartin e kirurgjisë plastike dhe estetike. Një skuadër profesionistësh italianë dhe spanjollë do të jenë në shërbim të gjithë pacientëve shqiptarë dhe të huaj që dëshirojnë të ndryshojnë pamjen e tyre. Në ditën e parë të punës, specialisti i kirurgjisë zhvilloi konsulta falas me qytetarët që kërkonin këshillat e doktorit për të përmirësuar pamjen e tyre.

Me kompletimin e repartit të kirurgjisë plastike dhe estetike, me dy ekipet italianë dhe spanjollë, në “Hospital One”, nis një epokë e re, duke i dhënë një shans qytetarëve për të rindërtuar jo vetëm pamjen fizike, por edhe vetëbesimin dhe gjendjen emocionale. Me çmimet më të mira dhe me emra të besuar të dalë nga shkollat më të mira botërore të shëndetësisë, “Hospital One” premton garanci dhe shëndet për qytetarët.

Artikulli paraprakREFUGJATËT, ARDHJA E TYRE NIS ME 1 GUSHT
Artikulli tjetërREMAX HAP ZYRËN EDHE NË LEZHË