Rruga “Ded Gjo Luli” në fashtin Hot I Ri përgjatë të gjithë këtij segmenti koshat e mbeturinave janë të mbushura plot dhe të papastruara. Banorët e zonës shprehen se duhen marrë masa pasi u friksohen edhe ndonjë epidemie të mundshme.

Nga ana tjetër banorët shprehen se edhe pastrimi I kanalit vaditës duhet ndërhyrë mënjëherë pasi është bllokuar nga këto mbetje.

Problem për banorët është edhe ecja me shpëjtësi tej normave të lëjuar të automjeteve. Edhe pse në këtë rrugë janë vëndosur kufizues shpejtësie shoferët vijojnë të mos I respektojnë ato si ditën gjithashtu edhe natën.

Nuk janë të pakta rastet kur në rrugën Ded Gjo Luli në fshatin Hot I Ri kanë ndodhur aksidente fatale si shkak I shpejtësisë së automjeteve por njëkohësisht edhe e mungesës së ndriçimit rrugor thonë banorët.

Artikulli paraprakEDICIONI I TRETË I “COUNTRY FEST” NË LEZHË
Artikulli tjetërMUZEU I DRISHTIT ME DYER TË MBYLLURA