Në kuadër të buxhetit të vitit 2022, vazhdojnë investimet në infrastrukturën rrugore në Bashkinë e Shkodrës. Aktualisht, por shkojnë drejt fundit punimet në sistemim- asfaltim rrugë të brendshme në fshatin Hot i Ri, në njësinë administrative Rrethina.
Projekti me vlerë 3.5 milion lekë, nga të ardhurat e vetë Bashkisë Shkodër, parashikon 220 metër linear rrugë të asfaltuara me 850 m2 sipërfaqe, 250 m2 trotuare dhe 220 metër linear kanalizime të ujrave të bardha.